Google ADS

Pritje deri në 90 minuta në dalje të pikës kufitare në Merdarë

08:48 | 4 Gusht 2022
Vjollca Gajraku

Janë rikthyer sërish mëngjesin e sotëm pritjet e gjata në disa prej pikave kufitare, në dalje të tyre.

Pritjet 1 orë e gjysmë janë në dalje pikës kufitare në Merdare, ku kolona e automjeteve është deri në 1 kilometër.

Ndërkaq për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare, pritjet janë vetëm deri në 10 minuta ndërkaq nuk raportohet për kolona.

Situatë pothuajse e njëjtë është edhe në pikën tjetër kufitare që lidh Kosovën me Serbinë, Dheu i Bardhë.

Në dalje të kësaj pike kufitare pritjet janë afro 1 orë, ndërkaq kolona e automjeteve është 300 metra. Ndërsa në hyrje kolona është deri në 30 metra kurse pritjet janë 10 minuta.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 20 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme