Deri në fundjavë nxehtë, nga java tjetër ndryshon moti

07:16 | 4 Gusht 2022
A. B.

Mot kryesisht me diell do të mbajë sot në Kosovë.

Prishtina Weather njofton se deri në fundjavë moti do të jetë stabil e kryesisht me diell.

Sot do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Orëve të pasdites do të ketë zhvillime të vranësiva të pakta lokale, mirëpo pa gjasa për të reshura

Javën e ardhshme mund të priten periudha me rrebeshe e bubullima dhe temperatura përreth vlerave mesatare. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme