Kuvendi i Kosovës me fillim në ora 09:30, sot do të vazhdojë punimet e seancës plenare me pikat e rendit të ditës të mbetura nga seanca e djeshme.
Ndërsa nga ora 10:00 do të mbahet seancë plenare në të cilën ne rend dite janë shqyrtimi i disa projektligjeve, shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027, zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar, formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave etj.
Po ashtu do të ketë interpelancë me ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çështjen: “Ligji i zyrtarëve publikë.
Seanca e cila do të fillojë në ora 10:00, do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Pastaj do të fillojë me këto pika: Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e bujqësisë, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit, sShqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për peshkatari dhe akuakulturë, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit i Kosovës për Farërat, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bujqësi Organike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e bimëve, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për gjuetinë, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për materialin fidanor, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pasurimin e miellit, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për rregullimin e tokës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bletari, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për plehrat artificiale, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për përkujdesjen ndaj kafshëve, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veterinarinë, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksionin bujqësor, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit i produkteve për mbrojtjen e bimëve, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ujitjen e tokave bujqësore, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kooperativat e bujqve, shqyrtimi i dytë i Projektligjit, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tokën bujqësore.
Po ashtu do të ketë interpelancë me ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çështjen: “Ligji i zyrtarëve publikë”, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për për Inspektoratin Shëndetësor, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Aktet Juridike, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...