Kryetari i PD-së Sali Berisha ka ngritur alarmin se shqiptarët janë në rrezik ekzistencial pasi në 7 vitet e fundit janë larguar mbi 740 mijë qytetarë.
Në takimin me intelektualët në Vlorë, Berisha theksoi se një komb që shpërbëhet nuk zhvillohet ekonomikisht, përkundrazi bie ekonomikisht, bie kulturalisht dhe se ne sot jemi një komb në këtë situatë.
Berisha: Sot në çdo këndvështrim që të shohim këtë vend dhe këtë komb, jemi në rrezik të madh. U them se ndoshta për herë të parë në tërë ekzistencën tonë, ne renditemi në 10 vendet që braktisen më shumë nga qytetarët e vet. Ndoshta për herë të parë në historinë tonë kombëtare në 7 vite, janë larguar nga Shqipëria 744 mijë e 714 qytetarë, më shumë se 25%. Janë larguar nga Shqipëria më shumë se sa u larguan grekë pas luftës civile, pas Luftës së Dytë Botërore. Emigracioni shqiptar në Europë tejkalonte edhe atë sirian, një vend që ishte në luftë të madhe. Një komb që ikën, është një komb në rrezik ekzistencial. Një komb që shpërbëhet nuk zhvillohet ekonomikisht, përkundrazi bie ekonomikisht, bie kulturalisht. Ne jemi sot një komb në këtë situatë./syri/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...