Google ADS

Ministri i Shëndetësisë takon Ushtruesen e detyrës së Drejtorit të ShSKUK-së, Latifi i ofron mbështetje në menaxhim

22:38 | 3 Gusht 2022
E.H

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi, ka takuar sot ushtruesen e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Në takimin e parë njohës ministri Latifi i ofroi Zejnullahu-Raçi mbështetje në menaxhimin e SHSKUK-së, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj pacientëve.

“Zejnullahu-Raçi, e falënderoi ministrin Latifi për vizitën dhe bisedën, duke shpresuar se me përpjekje të përbashkëta mund të bëhet ndryshimi i gjendjes aktuale dhe përmirësimi i shërbimeve të kujdesit shëndetësor për qytetarët”, thuhet në komunikatën e MSH-së./arbresh.info/

Të ngjashme