Kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i është drejtuar me pyetje të parit të Qeverisë së Kosovës ,Albin Kurti se çfarë po pret që nuk po e shkarkon nga posti ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq bashkë me të emëruarit e tij në qeveri.
Lladrovci përmes një postimi në Facebook shkruan se Rakiq, i cili është edhe kryetar i Listës Serbe në Kosovë duhet të shkarkohet.
Lladrovci kërkon nga Kurti që sipas tij, së paku të përgjigjet ndaj kërcënimit të Rakiqitm, shkruan arbresh.info.
Pasi Ministri kompetent e profesional e vlerësoi “Listën Serbe” si “parti të devalvuar” dhe parti që “bashkëpunon me grupet kriminale”, çka po pret Albin, shkarko Rakiqin dhe të emëruarit e tij në Qeveri dhe trupat tjera ekzekutive. Bashkëjetesa” politike me ata që bashkëpunojnë me “grupe kriminale”, është bashkëqeverisje e çoroditur. Ka dy rrugë, ose nuk janë të sakta konstatimet se ata “bashkëpunojnë me grupe kriminale” dhe janë deklarata kuturu, ose ju bashkëqeverisni me bashkëpunëtorët e krimit me vetëdije dhe kështu Ju bëni krim”, shkruan Lladrovci.
Ai madje e pyet kryeministrin Kurti se çfarë po pret që nuk po e ndërmerr këtë veprim.
“Çka po pret Albin, së paku përgjigju ndaj kërcënimit të Rakiqit. Vepro, ndryshe, fjalët dhe veprat Tuaja po shkojnë me shpejtësi të frikshme në binarë të kundërt pa gjasa të përpiqen diku!”, shkruan ai./arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...