Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe shefin e stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, takuan sot përfaqësuesit e kompanive “Kosmonte Foods” nga Kosova dhe “Perutnina Ptuj Group” nga Sllovenia, të cilat janë përkushtuar për investimin e ri në fushën e mbarështimit të shpezëve dhe prodhimit dhe përpunimit të produkteve të mishit të freskët të shpezëve, shkruan arbresh.info.
“Perutnina Ptuj Group” ka traditë 117 vjeçare në këtë sektor, punëson mbi 3,700 punëtorë në 7 shtete të ndryshme, ka mbi 500 bashkëpunëtorë të cilët rrisin zogj në mjediset e tyre natyrore, posedon 6 fabrika prodhimi dhe eksporton në 20 shtete në të gjithë botën. Ndërsa partneri i tyre për Kosovë, “Kosmonte Foods” me traditë 22 vjeçare, është gjithashtu përfaqësues i tyre për tregun e Shqipërisë, Gjermanisë, Dubait dhe Katarit.
Drejtori Ekzekutiv i “Perutnina Ptuj Group”, Enver Sisic, prezantoi para kryeministrit Kurti dhe përfaqësuesve tjerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës idenë e investimit me treguesit konkret.
Kryeministri Kurti e mirëpriti shprehjen e interesimit të partnerëve nga Sllovenia dhe Kosova për të investuar në Kosovë dhe i siguroi investitorët që Qeveria e Republikës së Kosovës është duke u angazhuar maksimalisht që të lehtësojë ambientin e të bërit biznes dhe të investuarit në Kosovë.
Kompanitë kredibile ndërkombëtare që sjellin njohuritë me fokus në cilësi, siguri dhe gjurmueshmëri, me rrjetet e tyre të shpërndarjes së produkteve nëpër botë, janë të mirëseardhura për të investuar në Kosovë, tha kryeministri Kurti.
Ndërkaq ministrja Hajdari i njoftoi përfaqësuesit e kompanive “Perutnina Ptuj Group” dhe “Kosmonte Foods” për përparësitë konkurruese për të investuar në Kosovë dhe u ofroi mbështetjen institucionale në realizimin e interesimit të shprehur për investim në vendin tonë./arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...