Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më afër heqjes së vizave sesa që jemi sot.
Në seancën e sotme ku po debatohet për mosliberalizimin e vizave propozuar nga AAK, ajo i bëri thirrje opozitës të qëndrojnë të bashkuar në këtë proces.
“Po harrojmë ta përmendim, kurrë Kosova s’ka qenë më afër heqjes së vizave sesa që jemi sot. Kurrë s’është punuar më shumë, asnjëherë nuk janë shënuar rezultate pozitive, s’duam ta mashtrojmë popullin. S’kemi dhënë muaj e data, por po punojmë fuqishëm që ky proces një herë e mirë të marrë epilog. Të bashkohemi sepse do të përfitojmë njëjtë, si pozita si opozita. Rruga jonë drejt BE-së është një angazhim i kahershëm pa dallim. Në rrugën drejt BE-së duhet të jemi të bashkuar, le të provojmë ta ruajmë frymën e mirë dhe bashkëpunuese në këtë proces të rëndësishëm për vendin tonë”, tha ajo. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...