Google ADS

Hovenier mirëpret formimin e Gjykatës Komerciale

14:04 | 3 Gusht 2022
A. B.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka mirëpritur themelimin e Gjykatës Komerciale, e cila përkrahet nga USAID-i amerikan.

Hovenier ka thënë se Gjykata do të përshshpejtojë zgjidhjen e kontesteve dhe është hap përpara për rikthimin e besimit në sistemin gjyqësor nga ana e sektorit privat.

“Mirëpresim inaugurimin e Gjykatës Ekonomike të Kosovës të hënën. Kjo gjykatë, e mbështetur nga USAID, do të përshpejtojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komplekse komerciale dhe është një hap i madh përpara për rindërtimin e besimit të sektorit privat në sistemin gjyqësor të Kosovës”, ka thënë Hovenier. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme