Gjukanoviq nis iniciativën për rrëzimin e Abazoviqit

12:58 | 3 Gusht 2022
arbresh.info

Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviqit do të nisë sot një nismë për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së drejtohet nga Dritan Abazoviq

Kjo pasi Abazoviq e ka nënshkruar një marrëveshje themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Përmes një deklarate në Twitter, ky subjekt politik ka thënë se iniciativa është e hapur për të gjithë ata deputetë që besojnë që qeveria duhet të jetë e përgjegjshme ndaj interesave të Malit të Zi.

“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

 

Mali i Zi nënshkruan marrëveshje me Kishën Serbe

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme