Plazhi i Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, pasi u përplas për vdekje nga një gomone me drejtuesin Arjan Tase, teksa po lahej në det, sot është braktisur nga pushuesit. Pas ngjarjes së trishtë, në vendin ku mbeti e vdekur e mitura, janë vendosur lule, ndërsa rrobat e familjarëve janë ende mbi shezllonë! Pushuesit kanë braktisur edhe hotelin.
Një tufë lule, një kukull që pret vajzën të luaj me të, kapelja dhe rrobat e prindërve ende mbi shezlong, janë gjithçka që kanë mbetur mëngjesin e sotëm në plazhin e Potamit në Himarë, në vendin ku u vra e mitura Jonada Avdia.
Të traumatizuar nga ngjarja e një dite me parë, ku 7-vjeçarja e cila po lahej në det u përplas për vdekje nga një gomone me drejtues efektivin Arjan Tasen, pushuesit e shumtë që kishin mbipopulluar bregdetin, mëngjesin e sotëm kanë braktisur plazhin e Potamit. Jo vetëm plazhin, por edhe në hoteli aty pranë ku ishin akomoduar pushuesit, është braktisur, kjo si një formë proteste e qytetarëve dhe solidarizimi me familjen që humbi vajzën 7-vjeçare.
Fotot nga plazhi i braktisur mëngjesin e sotëm, i ka publikuar në Facebook, gazetarja Esmeralda Keta, e cila përshkruan edhe panoramën, që la pas ngjarja tragjike e një dite më parë.
‘Mëngjes i trishtë sot në Potam… Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur… Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurte. Sot të gjithë jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll.’- shkruan gazetarja.
Ndërkohë familja Avdia ka hapur dyert e mortit, dhe ku sot do të përcjellë për një banesën e fundit 7-vjeçaren, jeta e së cilës u pre në mes ende pa e nisur/Kosovarja/
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...