Një serb është arrestuar në Mitrovicë, saktësisht në rrugën “Shala e Bajgorës”, nga Policia e Kosovës pasi i njëjti ka tentuar ta sulmojë një person zyrtar. Arrestimi ka ndodhur pasditen e djeshme.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, teksa thuhet se i dyshuari është liruar dhe rasti i tij ka shkuar në procedurë të rregullt.
RAPORTI
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR: Rr. Shala e Bajgorës, Mitrovicë 02.08.2022 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar kishte tentuar që ta sulmonte. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”. /arbresh.info/
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...