Google ADS

Ish-gjenerali izraelit: SHBA ka kontakt me UFO, ndaluan Trump të thoshte të vërtetën

01:40 | 3 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Një deklaratë e një ish-gjenerali izraelit për jetën jashtëtokësore po qarkullon me shpejtësi në rrjet.

Haim Eshed është shprehur në një intervistë se Izraeli dhe SHBA kanë qenë prej kohësh në kontakt me alienët ose me të ashtuquajturën “Federatë Galaktikësh”.

87-vjeçari ka theksuar se tashmë është e kotë të mbajë më sekrete, duke shtuar se SHBA-të dhe Izraeli kanë patur vazhdimisht kontakte me jashtëtokësorët të cilët po monitorojnë jetën në tokë, por nuk kanë folur asgjë pasi njerëzimi nuk është ende gati.

Ai theksoi se në një moment ish-Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ishte gati të tregonte gjithçka për takimet me alienët, por u ndal pas “urdhrave” të ardhura nga “Federata Galaktike”.

“Ka një marrëveshje mes qeverisë së SHBA dhe alienëve. Ata kanë nënshkruar një kontratë për të bërë eksperimentet e tyre këtu. Ashtu si ne edhe ata po përpiqen të zbulojnë si, dhe nga se është i përbërë universi, dhe duan që ne të jemi ndihmësat e tyre”,-shpjegon Eshed./opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme