Google ADS

Rama pajtohet me Kurtin për shtyrjen e reciprocitetit, ia shpërndan postimin

20:59 | 2 Gusht 2022
E.H

Si rrallëherë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është pajtuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për shtyrjen për 30 ditë të zbatimit të vendimit për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë.

Rama pajtimin e tij e ka shprehur përmes rrjetit social Twitter, pasi ka shpërndar një postimit të Kurtit për shtyrjen e këtij vendimi.

“Në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë, ne zotojmë se do të shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes”, thuhej në postimin e Kurtit, të cilin e bëri ‘retweet’ edhe kryeministri shqiptar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme