Ish-shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, e ka kritikuar klubin për shpenzimet e mëdha në transferimin e Sadio Mane dhe Matthijs de Ligt këtë verë.
Bavarezët i paguan 32 milionë euro Liverpoolit për sulmuesin senegalez, i cili pritet të përfitojë rreth 15 milionë euro në sezon duke e bërë futbollistin më të paguar në Allianz Arena.
Në ndërkohë, mbrojtësi holandez iu bashkua kampionit gjerman nga Juventusi për 67 milionë euro bazë plus 10 milionë të tjera në formë shtesash.
Në kolumnën e tij në Sportbuzzer, Rummenigge nuk ka hezituar të shprehë pakënaqësinë e tij për aktivitetin e transferimit të Bayernit.
“Pse janë lavdëruar Hasan Salihamidzic dhe ekipi i tij për transferimet e afatit kalimtar veror? Sinqerisht, unë nuk mund të bashkohem në këtë kor gëzimi”.
“Me gjithë respektin për Sadio Mane dhe Matthijs de Ligt – që të dy, për mua, nuk janë lojtarë të klasit botëror. Natyrisht, Mane do t’i shërbejë Bundesligas de do t’i shënojë golat e tij, por në moshën 30 vjeçare, nuk e shoh në nivelin më të lartë”.
“Jam akoma më skeptik për De Ligt. Sigurisht, ai është vetëm 22 vjeçar. Por, tri sezonet e fundit te Juventusi kanë qenë humbje kohe për të”, ka shkruar mes tjerash Rummenigge. /Telegrafi/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend