Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ashpër pas ngjarjes së Himarës, ku një efektiv policie duke drejtuar gomonen, vrau në breg të detit një vajzë 7-vjeçare.
Meta tha se ngjarja e sotme është vazhdimësi e disa ngjarjeve kriminale ku janë përfshirë punonjësit e policisë.
“Si mundet të dilet dhe të thuhet që përgjegjësia është individuale? Shqitparët janë të bindur se arroganva që dem,onstrojnë drejtues të policisë, që minojnë besimin e qytetarëve te shumë policë të tjerë profesionistë, nuk ndodhin rastësisht. Edhe personi që ka kryer këtë vepër kaq të rëndë sot, rezultonj të ketë qenë i pezulluar në të kaluarën dhe i rikthyer dhe i integruar në polici. Këto janë ngjarje të përsëritura. Kemi rastin e Klodian Rashës që u vra në pandemi se po shkonte të blinte një paketë cigare.
A mendoni ju se ai që vrau Klodian Rashën do të ishte para drejtësisë nëse nuk do të reagonte opinioni publik. Jo dhe mund të ishte graduar pasi vrau një person me armë. Ngjarje të rënda që kanë ndodhur brenda policisë në Tiranë, ku policë me policë qëllohen me njëri tjetrin. }farë tregon kjo? Tregon që shteti ka rënë!
Policia nuk është në shërbim të popullit, por përdoret si instrument për të shtypur. Kemi parë se si rrëmbehen gjatë protestave të shoqërisë civile të rinj dhe të reja nga civilë me kapuç. Kemi parë dhe shohim se si policia tolerohet në ngjarje të tilla pasi përdoret si një instrument për vjedhjen e zgjedhjeve dhe për të siguruar rrugë-kalimin e klaneve të preferuara të drogës. Kemi raste shumë të rënda, si helikopter në Vermosh që nuk jepet asnjë sqarim. Prandaj është koha të reagohet me forcë dhe t’i jepet fund përdorimit të policisë si instrument shtypës.
Nuk jemi popull për tu shtypur nga askush dhe aq më tepër nga policia që paguhet me taksat e qytetarëve. Nuk kemi fëmijë për të humbur nga kjo ka arrogancë. Duhen masa të menjëhershme që të rikthejnë besimin mes policisë dhe popullit, se vetëm në këtë mënyrë policia mund ta bëjë me sukses punën e saj”, u shpreh Meta.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...