Ngjarja e rëndë që ndodhi në Himarë, ku një vajzë 7 vjeçe humbi jetën pasi u godit nga skafi i drejtues nga Arjan Tase, ka tronditur mbarë opinionin publikë.
Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë reaguar lidhur me këtë tragjedi. Më herët, Klea Huta i bëri thirrje shtetit që të marrë masa, ndërkohë pak minuta më parë, moderatorja Arbana Osmani ka shkruar në Instastory: “Shqipëria që nuk dua”, shoqëruar me ‘emoin’ e një zemre të thyer.
Kujtojmë që pushues të shumtë kanë filmuar pamjet pak sekonda nga ngjarja tragjike, ndërsa i afrohen skafistit Arjan Tase, duke i kërkuar llogari për atë që kishte bërë. Mes të tjerash në këtë video pushuesit dëgjohen të thonë se drejtuesi i mjetit një ish-efektiv policie ka kanosur dhe familjarët e vajzës së mitur./noa/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...