Tirana, e dyta në Europë me numrin e turistëve të huajt

18:08 | 2 Gusht 2022
E.H

Tirana renditet e dyta mes destinacioneve të preferuara europiane për numrin e prenotimeve nga turistët e huaj që duan të kalojnë pushimet verore nëpër plazhe.

Renditja bëhet nga agjencia e njohur Forward Keys me qendër në Valencia të Spanjës dhe bazohet tek shifrat e prenotimeve për fluturime me avion drejt kryeqytetit shqiptar për tremujorin e tretë të këtij viti.

Prenotimet për të udhëtuar me avion drejt Tiranës nga turistët që duan të kalojnë pushimet verore në plazhe kanë një pësuar një rritje me 36% krahasuar vitin 2019, kur pandemia që paralizoi turizmin botëror ende nuk kishte nisur.

Edhe pse nuk ka plazhe, Tirana lë pas qytete bregdetare europiane të konsideruara si destinacionet më të famshme turistike të kontinentit, si ishujt grekë Mikonos e Rodos apo Selanikun, madje edhe Alikanten e Spanjës dhe Funkalin e Portugalisë.

Rritjen më të madhe e ka Antalja, që renditet në krye të listës.

Për të përballuar fluksin e turistëve të huaj, dy ditë më parë u inaugurua terminali i ri i aeroportit “Nënë Tereza”./Tv Klan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme