Google ADS

Berisha reagon pas ngjarjes së rëndë në Himarë: Siguria në plazhe zero, krim i tmerrshëm

16:28 | 2 Gusht 2022
E.H

Pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi sot në plazhin e Potamit në Himarë të Shqipërisë, ku një fëmijë rreth moshës shtatë vjeç ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një skaf në breg të detit ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social  Facebook ka thënë se ngjarja e sotme është një krim i tmerrshëm.

Berisha po ashtu i shprehu ngushëllime familjes së fëmijës shtatë vjeçare.

“Siguria në plazhe zero dhe se për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm. Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungesën e plotë të sigurisë në plazhet tona”, ka shkruar Berisha./arbresh.info/

Të ngjashme