Google ADS

Demokracia Plus: Komuna edhe paguan zyrtarë edhe operator ekonomik për përfaqësim ligjor

15:35 | 2 Gusht 2022
arbresh.info

Komuna e Prishtinës ka paguar 189,790.25 euro për përfaqësim ligjor, në anën tjetër paguan edhe zyrtarë komunal për këtë detyrë.

Sipas Demokracia Plus, në vitet 2020 dhe 2022, Komuna e Prishtinës ka lidhur tri kontrata me të njëjtin operator ekonomik.

· 2020 – për 6 muaj -99,453.00 euro

· 2020 – për 3 muaj- 46,578.00 euro

· 2022 – për 4 muaj – 43,759.25 euro

Gjithashtu, Komuna e Prishtinës ka tre zyrtarë në zyrën ligjore që paguhen me pagë mujore dhe kanë për detyrë edhe përfaqësimin e komunës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme