Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshimtë në rrugën e Ferizajt në Gjilan.
I njëjti është arrestuar nën dyshimin se në vazhdimësi ka trafikuar viktimën femër, shkruan arbresh.info
Sipas Policisë së Kosovës lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje teksa rasti është në procedurë hetimore.
Ndërsa pak më parë është raportuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, një person V.A, për shkak të veprës penale “Trafikimi me Njerëz” dhe brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit në Gjykatën kompetente, e cila në vazhdim do të caktojë seancën dëgjimore.
Personi i lartcekur në këtë rast theksohet të jetë një 50 vjeçar, që dyshohet se ka trafikuar një 23 vjeçare.
“Rr. Ferizajt, Gjilan 01.04.2022 – 13:40. Më 01.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi ka trafikuar viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...