Po kryente vjedhje në një banesë në “Rrugën B”, kapet në flagrancë

14:36 | 2 Gusht 2022
A. B.

Një person është arrestuar në “Rrugën B” në Prishtinë derisa po kryente vjedhje në një banesë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është hasur në banesën e ankuesit mashkull kosovar duke tentuar të kryej vjedhje”, thuhet në raportin e policisë, shkruan arbresh.info

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. B, Prishtinë 01.08.2022-18:51. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është hasur në banesën e ankuesit mashkull kosovar duke tentuar të kryej vjedhje. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme