Reperja e njohur, Loredana Zefi, e cila tash e një kohë është duke jetuar dhe vepruar në Zvicër, po vazhdon të jetë mjaft aktive si në projekte muzikore e po ashtu edhe në rrjetet sociale.
Kur jemi tek rrjetet sociale, Instagrami si një nga platformat tashmë më të frekuentuara nga të gjithë, bën që edhe artistet të marrin vëmendje të madhe, siç ka bërë së fundmi edhe një postim i Lorit, shkruan portali arbresh.info
Rep artistja shpesh herë ka treguar se ka guxim të eksperimentoj me dukjen, si rrallëherë, Loredana ka ndryshuar stilin në flokë ngjyrë portokalli.
“Përshëndetje”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi, për të cilin mori reagime të shumta pozitive.
Kujtojmë që reperja kohë më parë ishte në një romancë me reperin, Mozzik i cili edhe është babai i vajzës së saj. /arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...