Megan Fox dhe Kourtney Kardashian janë sërish në qendër të vëmendjes. Dy bukuroshet kanë zhvilluar më herët një fotosension, që në fakt kanë ‘turbulluar’ fansat.
“A duhet të hapim një OnlyFans?”, ka komentuar aktorja 36-vjeçare në foton e publikuara në rrjet.
Një nga fotot, të realizuara nga Andrew Fitzsimons, shfaqte Kardashian, 43 vjeç, duke pozuar me Fox në një tualet. Vajzat shfaqen të veshura të dyja me të brendshme të zeza dhe nxorën gjuhën jashtë për fotot e tyre.
“Ne jemi shumë të lezetshme”, komentoi nga ana tjetër Kardashian.
“Më pëlqen që Skims me të vërtetë e kupton atë që gratë duan të veshin dhe se ato duan të ndihen seksi, të sigurta dhe të fuqizuara”, tha Fox në një deklaratë për shtyp në atë kohë.
Siç është raportuar më parë nga Page Six, Kardashian dhe Barker, 46 vjeç, filluan të takoheshin në tetor 2020.
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u martuan në tre ceremoni të ndryshme dhe të veçanta – por ai mesa duket dëshironte të zhvillonte ceremoni të shumta me yllin e “The Kardashians”.
PEOPLE ishin të parët që publikuan lajmin për marrëdhënien e Kourtney dhe Travis në janar 2021.
Kourtney dhe Travis zhvilluan një martesë në Las Vegas në prill përpara se të martoheshin ligjërisht në një gjykatë në Kaliforni. Më 22 maj, dyshja zhvilluan dasmën përrallore në Itali.
Kourtney që atëherë ka shtuar mbiemrin “Barker” në “Instagram”.
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...