Xhaferi: Kemi një shtet të përbashkët, jemi përgjegjës ta ruajmë dhe zhvillojmë

13:02 | 2 Gusht 2022
arbresh.info

“Kemi një shtet të përbashkët dhe të gjithë kemi përgjegjësi ta ruajmë dhe zhvillojmë, për ne dhe për gjeneratat e ardhshme”, theksoi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në fjalimin e sotëm në Qendrën Përkujtimore KAÇKM në Pelincë me rastin e festës shtetërore Ilindeni.

Xhaferi theksoi se Ilindeni me të vërtetë është koncepti i vetëm i cili e përshkruan vlerën dhe bazën nga e cila nisen të gjithë dhe në të cilën gjenmë forcë të gjithë për vazhdimin më tutje në ndërtimin e ardhmërisë së përbashkët të shtetit të përbashkët.

Kryetari i Kuvendit theksoi se çdo vështirësi e re, çdo pengesë e re është test për shtetin, për institucionet dhe për qytetarët.

“Asnjë vend nuk hasi në pengesa më të mëdha se Republika e Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Në këtë proces, për fat të keq, brehej shoqëria jonë, grupohej në taborë, në tradhtarë dhe patriotë, në evropianë dhe rusofilë, në albanofobë dhe bugarofilë, në komunjarë dhe vëmëroistë. Dhe kjo assesi nuk shkonte në favor të shtetit. Kjo assesi nuk shkonte në favor të bashkimit drejt qëllimit të përbashkët”, tha Xhaferi.

Sipas tij, Maqedoninw e Veriut e pret beteja e vërtetë për reformimin e institucioneve, për konsolidimin e radhëve, për zbatimin e ligjeve të harmonizuara me legjislacionin evropian në praktikë.

“Për këtë na duhet unitet! Për këtë na duhet kontributi i sinqertë dhe pa rezervë i çdo individi në shtet.”/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme