Hoxhaj: E humbëm shansin historik për marrjen e njohjeve

12:44 | 2 Gusht 2022
arbresh.info

Nënkryetari i Kuvëndit të Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se deri dje Kosova ka pasur mundësi të artë për të marr njohejn e pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se kjo ka mundur të ndodhë deri tani për shkak të rënies strategjike të Rusisë dhe izolimin e Serbisë. Por, ai ka shtuar se tani nga qëndrimi i djeshëm i kryeministrit të Spanjës dhe ministrit të jashtëm grek, kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, e varrosë përfundimisht një shancë historike për një gjë të tillë

“Deri dje, Kosova ka pasur mundësi të artë për të marr njohjen e pesëshes mosnjohëse të BE-së, për shkak të rënies strategjike të Rusisë dhe izolimin e Serbisë. Qëndrimi i djeshëm në Tiranë, i kryeministrit të Spanjës dhe i ministrit të jashtëm grek në Vietnam, kundër njohjes së pavarësisë, e varrosën përfundimisht një momentum dhe shancë historike për një kohë të gjatë. Argumenti i rrejshëm i tyre kur GjND e ka vulosur ligjshmërinë e pavarësisë sonë, është vetëm hipokrizi dhe është vetëm në shërbim të Rusisë dhe assesi të BE-së! “, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj, tutje ka thënë se koha para nesh është një kohë e vetmisë dhe papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme