Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka pritur në takim Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jo rezident në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri.
Peci theksoi se me ambasadorin Al Marri biseduan për potencialin e zhvillimit të bujqësisë dhe mundësitë e investimeve të agro-bizneseve të Katarit në Kosovë.
“Sot prita në takim Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jorezident në Kosovë, Shkëlqesinë e tij z. Ali Bin Hamad Al Marri”, ka shkruar Peci.
“Me Ambasadorin Al Marri biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Katarit si dy vende mike, për potencialin e zhvillimit të bujqësisë dhe mundësitë e investimeve të agro-bizneseve të Katarit në vendin tone”, shtoi ai.
“Shkëlqesinë e tij Ambasadorin Al Marri e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Katari i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, që nga vendosja e marrëdhënieve miqësore e diplomatike mes dy vendeve tona”. /arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...