Google ADS

Era Istrefi publikon poza nga xhirimet e klipit të ri, merr vëmendje me gurët zbukurues në vetulla

10:19 | 2 Gusht 2022
A. B.

Ky sezon veror ka sjellur një numër të madh bashkëpunimesh në mes të artistëve shqiptarë.

Një i tillë po vjen edhe nga dy emra të njohur dhe tejet të suksesshëm të estradës, shkruan arbresh.info

Bëhet fjalë për këngëtaren Era Istrefi dhe reperin Mozzik të cilët janë bashkuar për herë të parë për një duet.

Derisa kanë nisur xhirimet e videoklipit, dyshja nuk kanë munguar me imazhe atraktive në rrjete sociale.

Ajo shfaqet me një palë tuta sportive ngjyrë krem ndonëse ka mahnitur me format trupore ndërsa vëmendje ka marrë me disa gurë zbukurues që ka vënë në vetulla.

E njëjta është rikthyer këtë vit me dy këngë të reja të cilat u pritën mirë nga publiku. / arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme