Trajnimet e jashtme janë vazhduar në Batalionin Rezervë Taktik të KFOR-it (KTRBN) javën e kaluar.
“Trajnerët me përvojë të batalionit zhvilluan një stërvitje “Fobia e Zjarrit” për Togën Moldaviane më 23 korrik në kampin Novo Selo. Gjatë stërvitjes, ushtarët moldavë përvetësuan të gjitha teknikat speciale, duke filluar nga stërvitja individuale e deri te kryerja në nivel toge, për t’u përgatitur për të gjitha kërcënimet në një situatë reale”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, shkruan arbresh.info.
Sipas tyre, arritja e suksesshme e këtij trajnimi është një kërkesë thelbësore për të gjitha forcat kinetike që të jenë në gjendje të veprojnë në mënyrë efektive në një operacion të mundshëm të kontrollit të turmës dhe trazirave dhe të jenë të përgatitur duke përballuar të gjitha efektet fizike dhe psikike të kësaj./arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...