Google ADS

Rusia sanksionon 39 zyrtarë e biznesmenë të Britanisë së Madhe

21:55 | 1 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Rusia vijon të marrë hak ndaj Britanisë së Madhe në lidhje me mbështetjen e pakushtëzuar që kjo e fundit ka dhënë për Ukrainën dhe mbrojtjen e saj me armatime të shumëllojshme.

Këtë të hënë, autoritetet në Kremlin vendosën të fusin në listën e sanksioneve 39 politikanë, zyrtarë, biznesmenë e gazetarë britanikë të cilët sipas tyre kanë demonizuar Moskën dhe aktet e saj për operacionin special në Ukrainë.

Mes personave të sanksionuar janë kreu i Partisë Laburiste Keir Starmer, ish-kryeministri David Cameron dhe gazetarët Piers Morgan, Robert Peston dhe Huw Edwards.

“Duke pasur parasysh përpjekjet shkatërruese të Londrës për të vendosur sanksione me pretekste të qëllimshme dhe absurde, puna për zgjerimin e listës ruse të ndalimit do të vazhdojë”, thuhet në deklaratën zyrtare të autoriteteve ruse./A2CNN

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme