Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Shqipëri, Olta Xhaçka e konsideroi vendimin për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA dhe BE, si një akt të mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës.
Xhaçka përmes një shkrimi në “Facebook”, tha se “Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj”.
“Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës”, tha ajo
Postimi i saj i plotë:
Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA 🇺🇸& BE është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga qeveria e Kosovës.
Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj.
Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale.
Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës. /arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...