Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për media ka thënë se është i gatshëm të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Por Kurti ka deklaruar se nuk ka marrë ftesë nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Kemi pasur të takohemi më 19 korrik në Bruksel por Vuçiq ka kërkuar të shtyhet takimi për fund të muajit gusht, mbasi ka qenë i zënë me atë që ndodhi dje, sepse ne është dashtë të takohemi më 19 korrik. Unë kam shprehur gatishmërinë time që kur të na thërret Borrell do të shkojë në Bruksel, një ftesë të tillë deri në këto momente nuk e kemi, kur ta kemi do ta bëjmë publike”, tha Kurti.
Kryeministri tutje shtoi se është për dialog të përgatitur mirë.
“Jemi për dialog të përgatitur mirë, të balancuar për marrëveshje ligjërisht të obligueshme të përqendruar në njohje reciproke”, tha Kurti. /arbresh.info/
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...