Google ADS

Sveçla: Deri më tani janë lëshuar 1501 dokumente për hyrje-dalje

13:03 | 1 Gusht 2022
A. B.

Dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak po vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të bllokimit të rrugëve nga protestuesit serbë në veri të Mitrovicës.

Ndërsa në pikat e tjera kufitare po vazhdon të aplikohet reciprociteti për dokumentet identifikuese të qytetarëve serbë që hyjnë në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se deri tani autoritetet kosovare kanë lëshuar 1 mijë e 501 dokumente për hyrje-dalje në territorin e Kosovës.

Sipas statistikave të publikuara nga ministri Sveçla, më së shumti dokumente për hyrje-dalje në Kosovë janë lëshuar në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, ku në total janë lëshuar 607 dokumente të tilla deri më tani.

Njoftimi i plotë:

Përveç në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të zhvillimeve të shkaktuara nga strukturat ilegale serbe, në të gjitha pikat tjera kufitare në hyrje të Republikës së Kosovës po vazhdon lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje.

Deri më tash, janë lëshuar 1501 dokumente në pikat kufitare si në vijim: /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme