Koci vlerëson Policinë, AKI-në, FSK-në e KFOR-in: Kur ju kemi juve, të gjithë jemi të sigurt

12:10 | 1 Gusht 2022
A. B.

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka vlerësuar se Kosova është mjaftueshëm e përgaditur dhe se Serbia nuk është aq e fortë sa po mendohet se është.

Përmes një shkrimi në facebook, avokati Koci tha se as serbët që jetojnë në Serbi nuk janë të kënaqur me qeverisjen e Vuçiqit, duke shtuar se përgjegjës për sigurinë e Kosovës është KFOR-i.

“Nëse qeveria serbe, e kupton që ne shqetësohemi për çdo incident që e krijojnë disa serb papaka të rebeluar në veri, vazhdimisht kanë me na kriju probleme të tilla për mos me na lënë rahat” ka shkruar ai ndër të tjerash.

Ky është postimi i plotë i avokatit Koci:

Nëse dikush mendon që Serbia e ka lehtë me hy në Kosovë me trupat ushtarake të veta, gabohet rëndë për këto arsye:

1.

Serbia nuk është aq e fortë sa po mendohet.

Edhe atje ka shumë korrupsion, amatorizëm dhe defetizëm në mes të qytetarëve.

Shumica e popullatës në Serbi, nuk jeton mirë dhe nuk janë të kënaqur me qeverisjen e Vuqiqit.

I njejti është i sukseshëm vetëm në propagandë. Asgjë tjetër.

2.

Kosova nuk është në gjendje çfarë ka qenë gjatë viteve të 90-ta.

Sado që është krijuar përshtypja që jemi të dobët, e vërteta është ndryshe:

Kemi mbi 11.000 pjesëtarë të policisë, e cila funksionon shumë mirë.

Kemi FSK-në, dhe kemi AKI-në. Dyjat, për rrethanat në të cilën gjendemi, funksionojnë në mënyrë perfekte.

Poashtu, kemi një shoqëri homogjene sa i përket çështjeve kruciale lidhur me shtetësinë e Kosovës.

Mbi të gjitha, për sigurinë e Kosovës, përgjegjës është KFOR-i.

3.

Nuk e kuptoj pse ne duhet me kriju panik, nëse një grup rrugaqësh serbë, që njëheresh janë edhe tucana, i bllokojnë disa rrugë në veri të Kosovës.

Nëse qeveria serbe, e kupton që ne shqetësohemi për çdo incident që e krijojnë disa serb papaka të rebeluar në veri, vazhdimisht kanë me na kriju probleme të tilla për mos me na lënë rahat.

4.

Saint Petersburg (ish-Leningradi), me datën 8 shtator të vitit 1941 është rrethuar nga forcat gjermane Wermacht për rreth 900 ditë.

Thuaja asgjë nuk ka mundur ta thejë shtetrrethimin.

Gjatë asaj kohe kanë vdekur kryesisht prej urisë rreth 1 milion banorë të Leningradit.

Shtoja kësaj që gjatë kësaj bllokade kanë vdekur mbi 1.5 milion ushtarë.

Popullata, në mungesë të ushqimit, i kanë hangër së pari kafshët e veta shtëpiake, e pastaj edhe minjtë.

Madje, ka pasur me qindra raste të kanibalizmit.

Gjatë dimrit, janë ngrohur me mobilje që i kanë pasë në banesa.

Sidoqoftë, nuk e kanë humbur shpirtin luftarak dhe vullnetin për me e mbrojtë qytetin.

Në bllokadën më të madhe, me 8 gusht 1942, është mbajtur premiera e Simfonisë nr. 7, të Shostakoviqit.

Koncertet dhe shfaqjet në teatër, kanë vazhduar për krejt kohën e bllokadës.

Situatë e ngjashme ka qenë edhe në Sarajevë.

Prandaj, kur popullata nuk është me disponim defetist, lufta fitohet.

5.

Policia e Kosovës nuk ka nevojë për përkrahje në Facebook.

Thjesht, po e kryejnë punën e vet.

Çka ka nevojë policia janë sigurimet. Shëndetësore dhe jetësore. Me ja u kriju kushtet elementare, dhe me i lënë të qetë me i kry punët dhe obligimet e veta.

P.s

Policia po përmendet vazhdimisht. Me plot të drejtë!

Por, pak po i hyjmë në hak AKI-së – djemve dhe vajzave, burrave dhe grave patriota dhe profesionista, që nuk po bëjnë gjumë në sy, njejtë sikur policia dhe FSK – për një Kosovë të sigurt.

Bravo të gjithëve!

Kur ju kemi juve, të gjithë jemi të sigurt.

Së paku, une e ndiej vetën të sigurt, kur e di që ju kam juve! /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme