Google ADS

Mediu dënon tensionet në veri të Kosovës: Çdo hap i Vuçiç në koordinim me Putin

10:10 | 1 Gusht 2022
A. B.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me sulmet e organizuara nga Serbia në Veri të Kosovës pas tensioneve për marrëveshjen e reciprocitetit, mbrëmjen e djeshme.

“Bashkërendimi i Serbisë dhe Rusisë për të krijuar tensione në Ballkan është një fakt i provuar, çdo hap i Vuçiç është në koordinim me Putin”, shkruan Mediu në një postim në “Instagram”.

Ai bën thirrje që Shqipëria ta trajtojë me seriozitet maksimal këtë çështje në Këshillin e sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe NATO, duke shtuar më tej se Kosova e ka detyrë zbatimin e reciprocitetit.

Postimi i plotë:

Partia Republikane dënon ashpër sulmet e organizuara nga Serbia dhe Vucic, në Veri të Kosovës kundër policisë kosovare.

🔹Bashkërendimi i Serbisë dhe Rusisë për të krijuar vatra të reja tensioni në Ballkan është tashmë një fakt i provuar, cdo hap i Vuciç është në kordinim me Putin.

🔹Takimi i Vucit me Shtabin e ushtrisë Serbe nuk është një teatër por paralajmërim për një agresion të mundshëm ushtarak.

🔹Vendosja e ligjshmërisë në gjithë territorin e Kosovës është detyrë e qeverisë Kurti.

🔹Zbatimi i reciprocitetit është po ashtu një detyrim për shtetin e Kosovës.

🔹Shqipëria duhet ta trajtojë me seriozitet maksimal këtë cështje në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe NATO, si një kërcënim për rajonin e ballkanit dhe jo vetëm Kosovën. Komunikimi me drejtues të vendeve të tjera të NSTOs në rajon që ndajnë të njëjtin shqetësim për sjelljen e Serbisë dhe Rusisë, vecanërisht me Malin e Zi dhe Kroacinë është mëse i nevojshëm për ta prezantuar këtë çështje me seriozitet në plan.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme qeveria e Kosovës, me kërkesë nga SHBA, e ka shtyrë për një muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, kjo pasi serbët vendosën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak. /arbresh.info/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fatmir Mediu (@fatmir_mediu)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme