Tërmkolli: Ishte tërheqje taktike e Albin Kurtit, kështu është kur “hyn n’mal pa sakicë”

09:41 | 1 Gusht 2022
A. B.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, e ka komentuar shtyerjen e reciprocitetit karshi Serbisë në afat prej 30 ditësh.

Ajo ka thënë se kjo ishte tërheqje taktike e kryeministrit Albin Kurti dhe kështu ndodh kur hyn në mal pa sakicë.

Sipas saj Serbia nuk po bën shaka.

Reagimi i saj:

Ishte “tërheqje taktike” e Albin Kurtit! Kështu është kur “hyn n’mal pa sakicë”! Serbia nuk po bën shaka!

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë për një muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, kjo pasi serbët vendosën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak. Shtyerja për implementimin e vendimit për reciprocitet me dokumente karshi Serbisë erdhi nga kërkesa e SHBA-së. Kjo kërkesë u përcoll nga ambasadori Jeff Hovenier, në një takim urgjent në orët e vona me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe dy zv.kryeministrat, Bislimi dhe Gërvalla. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme