Një 30 vjeçar është arrestuar në fshatin Balaj të Ferizajt pasi ka kanosur bashkëshorten e tij të moshës 24 vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë, është intervistuar viktima dhe një dëshmitar.
“Viktima ka deklaruar se, shkak i një mosmarrëveshje ishte kanosur nga bashkëshorti i saj me inicialet L.T ( M/K) i moshës 30 vjeçar, të cilën policia më pas rreth orës 23:00 e ka arrestuar”, thotë policia.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Dhunë në familje dhe Kanosje’’. /arbresh.info/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...