Drejtori ekzekutiv në organizatën Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj, ka thënë se SHBA krahas kërkesës për shtyerjen e reciprocitetit në afat prej një muaji është dashur t’i kërkojë Qeverisë rritje të pagave për policët dhe fillimin e procedurave për sigurim shëndetësor e jetësor.
Ai ka thënë se në Kosovë policët i duan vetëm me fjalë.
“Nuk eshte normale polici mu nis ne front te luftes, pa pas asnje siguri ose mbeshtetje shteterore. Kur polici po plagoset apo po vdes ne krye te detyres, po mbushen rrjetet sociale me thirrje per ndihme financiare me sheru jashte shtetit ose me ndihmu financiarisht familjen e te njëjtit”, shkruan Miftaraj.
Reagimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Amerika një gabim e ka ba mbramë. Përveq kërkesës për me shty zbatimin e vendimit për një muaj ka qenë mirë me kërku nga qeveria e Kosovës që deri me 1 shtator me marr masa per me fillu proceduren e rritjes se pagave per police, si dhe fillimin e procedurave per sigurim shendetesor dhe sigurim jetesor.
Nuk eshte normale polici mu nis ne front te luftes, pa pas asnje siguri ose mbeshtetje shteterore. Kur polici po plagoset apo po vdes ne krye te detyres, po mbushen rrjetet sociale me thirrje per ndihme financiare me sheru jashte shtetit ose me ndihmu financiarisht familjen e te njejtit.
Ne po e dojme policine tone vetem me fjale! Ne jemi krenar me policine tone vetem kur nisen per veri. /arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...