Muaji Korrik është mbyllur me një bilanc tejet negativ sa i përket personave që e kanë humbur betejën me koronavirusin sipas shifrave zyrtare ditore në Shqipëri.
Bazuar në buletinet e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë javën e fundit të Korrikut janë regjistruar 20 humbje jete, prej të cilave 2 vetëm në 24 orët e fundit.
Krahasuar me Qershorin, gjatë Korrikut ka pasur mesatarisht 1 apo 2 humbje jete çdo 24 orë nga virusi vdekjeprurës.
Trend gjithnjë e në rritje gjatë muajit Korrik kanë pësuar edhe rastet e reja pozitive sipas të dhënave zyrtare, ku prej 24 Korrikut janë evidentuar 8,172 raste të infektuarish me covid-19 në të gjithë vendin.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë edhe numri i personave që e kanë fituar betejën me Covid-19 ka qenë i lartë pasi në javën e fundit të Korrikut janë shëruar 9,603 qytetarë.
Sa i përket shtrimeve në Spitalin Covid 3, shifrat kanë qenë stabël dhe duke iu referuar buletinit të 24 orëve të fundit po marrin trajtim të specializuar nga bluzat e bardha 32 pacientë./KlanNews/
Rusia shtoi dezinforimimin mbi masat pas urganëve për të nxi...
5 të mitur rrahin bashkëmoshtarin e tyre në Gjakovë, ndalohe...
Burimi u kërkon banorëve t’iu kërkojnë falje familjarëve të ...
Protesta e PD-së e thirrur për të martën, zbulohet se cilat ...
Dënohet me vdekje trafikantja kineze e fëmijëve
Nuk ka të lënduar e dëme materiale nga tërmeti në Shqipëri