Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës është vrarë me gruan e tij në granatimet “masive” ruse të qytetit jugor të Mykolaivit, të dielën.
Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç dhe gruaja e tij Raisa vdiqën kur një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës, raportuan mediat ukrainase, raporton BBC.
Vadatursky zotëronte “Nibulon”, një grup i përfshirë në eksportet e grurit. Ai kishte marrë edhe çmimin “Hero i Ukrainës”.
Kryetari i bashkisë së Mykolaivit, Oleksandr Senkevych tha se ishte ndoshta bombardimi më i rëndë rus i qytetit deri më tani.
Dëme kanë pësuar një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla dhe një servis, si dhe banesa.
Mykolaivi është në rrugën kryesore për në Odesa, porti kryesor i Ukrainës, dhe është goditur vazhdimisht nga ushtria ruse.
Nibulon ka ndërtuar shumë objekte magazinimi dhe infrastrukturë tjetër për eksportimin e grurit.
Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë të grurit dhe drithërave të tjera, dhe ndërprerja e eksporteve të shkaktuara nga lufta ka bërë që çmimet e ushqimeve të rriten në mbarë botën.
Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB në Turqi javën e kaluar, që synon lehtësimin e krizës ushqimore. Por dërgesat ukrainase pritet të jenë të ngadalta mes kontrolleve të rënda të sigurisë. /arbresh.info/
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...