Chelsea fiton garën me Bayernin dhe Realin për portierin amerikan

11:50 | 31 Korrik 2022
A. B.

Kepa Arrizabalaga është drejt largimit nga Chelsea dhe londinezët tanimë kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Gjiganti anglez ka arritur marrëveshje me Chicago Fire për transferimin e amerikanit Gabriel Slonina.

18-vjeçari ka tri vite që është pjesë e ekipit të parë të Chicago Fire dhe ka bërë paraqitje fantastike.

Chelsea e ka fituar garën me Bayern Munichun dhe Real Madridin për t’i siguruar shërbimet e portierit amerikan.

Ka qenë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që ka njoftuar se londinezët tanimë kanë gjetur marrëveshjen me Chicago Fire dhe Slonina nga janari do t’iu bashkohet atyre.

“Gaga Slonina te Chelsea. Marrëveshje me Chicago Fire për 15 milionë dllarë, të përfshira bonuset. Portieri i talentuar dhe agjenti i tij do të fluturojnë për në Londër të dielën për t’i kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar”.

“Slonina do ta përfundojë sezonin me Chicago Fire përpara se të bashkohet me Chelsean më 1 janar”, ka shkruar Romano. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme