Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka refuzuar një pyetje për pensionimin e tij, duke i thënë një tifozi së “futbolli do të vdiste pa mua”
Sulmuesi suedez është afër që t’i mbush 41 vjet dhe, pavarësisht se ka qenë disa muaj jashtë fushave për shkak të një operimi në gju, ai ka zgjatur kontratën e tij me Milanin.
Ibra është përballur me një pyetje se kur do të pensionohet dhe në këtë pyetje ai nuk është përgjigjur asnjëherë që një dekadë.
I pyetur nga një tifozë gjatë një paraqitje live të tij në Instagram së kur do të pensionohet, ai tha: Kurrë. Nëse unë pensionohem, futbolli vdesë”.
Ibra po e vazhdon rehabilitimin e tij teksa ai duket se do të kthehet shpejt në fushë ku do të lufton për titullin e gjashtë në Serie A.
Pavarësisht se ai nuk ishte pjesë e shumë ndeshjeve sezonin e kaluar, sulmuesi ka marrë lëvdata për kontributin e tij në ndihmën e të rinjve në skuadrën e Milanit të cilët fituan Scudetton pas 11 sezonëve. /GE
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut