Autoritetet e Indisë kanë arrestuar një punonjës shëndetësor, i cili u raportua se ka administruar vaksinën kundër COVID-19 tek 39 nxënës me një shiringë të vetme në provincën Madhya Pradesh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, prindërit që kanë shoqëruar fëmijët në vaksinimin në shkollën e mesme Jain në rrethin Sagar kanë raportuar situatën tek zyrtarët e shkollës kur kanë parë punonjësin shëndetësor duke përdorur një shiringë të vetme për të gjithë nxënësit.
Pas incidentit, punonjësi me emrin Jitendra Rai është pezulluar nga detyra dhe është ndaluar për shkak të vaksinimit të 39 nxënësve me një shiringë të vetme.
Rai është mbrojtur duke thënë se i ishte dhënë vetëm një shiringë nga departamenti i shëndetësisë dhe se po zbatonte urdhrat.
Mësohet se mjekët kanë ekzaminuar 39 nxënësit dhe rezultatet e analizave mjekësore kanë dalë normale.
Edhe pse qeveria indiane e detyron zbatimin e protokollit “një gjilpërë, një shiringë, një herë”, deri më tani raportohet të kenë ndodhur disa raste në kundërshtim me këtë rregull.
Në Indi deri më sot janë administruar mbi 2 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...