Gjendja në vendkalimet kufitare – pritje të gjata te Dheu i Bardhë, Merdar dhe Muçibabë
Në vendkalimet kufitare me Serbinë edhe sonte (e shtunë) vazhdon të ketë fluks të madh të automjeteve me bashkatdhetarë që po vijnë t’i kalojnë pushimet në Kosovë, por edhe të atyre që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 22:20) pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë regjistruar në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, ku po pritet deri në 80 minuta për të hyrë në Kosovë, kurse 30 minuta për të dalë nga Kosova. Ndërsa, kolona e automjeteve është 1.3 km në anën e Serbisë dhe 400 metra në anën e Kosovës, transmeton Telegrafi.
Pritjet më të gjata janë në vendkalimin në Muçibabë, ku në dalje të Kosovës janë regjistruar pritje deri në 1 orë e 20 minuta, kurse kolona e automjeteve arrinë deri në 1.5 km.
Ndërsa në vendkalimin kufitar në Merdar bashkatdhetarët po presin deri në 1 orë për ta lëshuar Kosovën, kurse 10-15 minuta për të hyrë në vendin tonë.
Në vendkalimet e tjera kufitare për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova nuk pritet më shumë se 10 minuta, përveç në Jarinë, ku po pritet deri në 20 minuta për të hyrë në territorin e Kosovës.
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë