Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se qytetarët nuk duhet të konsumojnë produktin patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.
AKU sqaron se pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në këto patatina.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit. Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë”, thuhet në njoftimin e AKU-së.
Australia ia jep Ukrainës 49 tanke të vjetra amerikane
Me 5 vota pro, votohet plani i punës në Komisionin për Legji...
Aksion i madh policor në rajonin e Tetovës, arrestohen diler...
Automjeti del nga rruga në Sarandë,4 persona të lënduar
Shtyhet seanca paraprake për ish-ministrin Beqaj, arsyeja ps...
Selmanaj i LDK-së: Kuvendi me muaj të tërë e ka humbur funks...