Shifrat e të infektuarve me covid në Shqipëri mbeten të larta edhe pse vihet re një rënie e lehtë e numrit të të prekurve çdo 24 orë.
Por këtë javë janë shtuar humbjet e jetës, madje në mosha të reja. Tre persona humbën jetën një ditë më parë, dy prej të cilëve 60 dhe 70 vjeç.
Mjekët thonë se pacientët duhet të bëjnë kujdes për ta mbajtur në monitorim gjendjen e tyre shëndetësore dhe nuk duhet të neglizhojnë, edhe pse BA5 është më e lehtë.
Janë vënë re edhe raste kur temperatura e lartë është rikthyer pas disa ditësh.
Sëmundja e covid mund të kalojë më shpejt në këtë periudhë por duhet bërë kujdes pasi virusi i covid nuk është i njëjtë me atë të gripit. Virusi i covid agravon sëmundje të tjera.
Mjekët apelojnë për t’u vaksinuar, pasi situata mund të komplikohet më shumë në stinën e vjeshtës./tch/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...