Liverpooli fiton Superkupën e Anglisë

20:32 | 30 Korrik 2022
K.B

Liverpooli ka fituar Superkupën e Anglisë ndaj Manchester Cityt.

Me rezultatin 3:1 Liverpooli arriti fitore ndaj Man Cityt.

Për 90 minuta të dy ekipet dhuruan spektakël në ‘King Power’, transmeton lajmi.net.

Liverpooli kaluan fillimisht në epërsi, me anë të Arnold.

Në minutën e 21` pas një pasimi nga Mohamed Salah shënoi supergol Arnold nga jashtë zona.

Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale 1:0 të ‘Reds’.

Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, pasi u shënuan edhe tri gola.

Fillimisht barazoi Alvarez në minutën e 70` të ndeshjes.

Në të 84` nga pika e bardhë shënoi Salah.

Pa përfunduar i gjithë takimi Darwin Nunez shënoi për rezultatin final 3:1.

Kështu Liverpooli janë dekoruar për herë të 16 me Superkupën e Anglisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme