Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani e cilësuar këtë vizitë si jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën, në fokus të së cilës ishte forcimi i partneritetit bilateral.
Presidentja përmendi për temat që kanë diskutuar me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken dhe bëri të ditur se tema e “Open Ballkan” nuk është prekur fare.
“Sa i përket Ballkanit të Hapur, nëse i referohemi takimit me Blinken kjo temë as nuk është shtruar as nuk është përmendur asnjë moment”, ka thënë Osmani.
Presidentja e vendit ka thënë se është diskutuar për çështjen e Manastirit të Deçanit, për të cilën Osmani ka thënë se tashmë dihet qëndrimi i Amerikës.
“Sa i përket Manastirit është shtruar në kontekstin që e keni parë edhe më parë në kontekstin e vendimit të Kushtetueses”, u shpreh Osmani.
Ndërkaq kryeministri Kurti ka thënë se pjesa më e madhe e takimit ka qenë e fokusuar në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe kontekstin ndërkombëtar.
Kurti ka thënë se SHBA kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me marrëveshje që në qendër të saj ka njohjen reciproke.
“Mund ta themi se rreth 80 përqind të takimit ka pasur të bëjë për marrëdhëniet bilaterale dhe konteksti ndërkombëtar. SHBA e njeh Kosovën plotësisht si ajo e ka shpallur veten, shtet i pavarur e sovran. Ajo çka SHBA-të e pranojnë është se marrëdhëniet me Serbinë nuk janë normale dhe se këtë marrëdhënie duhet ta normalizojmë. Si duket formula e këtij normalizimi ne pajtohemi plotësisht me Amerikën, marrëveshje e cila në qendër ka njohjen reciproke”, tha Kurti në konferencë për media./arbresh.info/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga