Presidentja e Repblikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në një konferncë për media në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, menjëher pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani e cilësuar këtë vizitë si jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën, në fokus të së cilës ishte forcimi i partneritetit bilateral.
“Një vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme. Në fokus kishte forcimin e partneritetit bilateral. Blinken në emër të presidentit Biden ka përcjellur edhe një herë mirënjohjen e tij për lidershipin që Kosova ka dëshmuar gjatë muajve të fundit. Pjesa e dytë ishte marrëveshja me MCC një një investimet më të mëdha në dekadat e fundit në sektorin e energjisë. Parteneriteti ynë mbetet ekzistencial në tërë historinë tonë”, deklaroi Osmani
Osmani tha se në takim kanë diskutuar një sërë temash, ndër të cilat edhe fuqizimi i partneritetit ndërkombëtar të Kosovës.
“Me fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës. Shumica dërmuese e njohjeve që i ka Kosova janë për shkak të SHBA-ve. Kemi diskutuar si mund të forcohet pozicioni ndërkombëtar i Kosovës që Kosova të anëtarësohet në organizata të tjera ndërkombëtare me ndihmën e SHBA-ve”, u shpreh Osmani.
Osmani tha se kanë kërkuar përkrahje nga SHBA-ja në fushën e sigurisë.
“Nuk flitet më vetëm për integrimin euroatlantik të Kosovës, por anëtarësimin ndërkombëtar. Kemi kërkuar përkrahje në fushën e sigurisë, për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, sidomos tani kur siguria në rajon tani është e brishtë”, tha Osmani./arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I