Ndërkohë që prokuroria е Tetovës ka ngritur akuzë në Gjykatën Themelore të këtij qyteti për djegien e Spitalit Modular të ndodhur 10 muaj më parë, për herë të parë, një nga dëshmitarët e kësaj ngjarje, kërkon që dëshmia e tij të merret parasysh nga organet.
Në një intervistë për alsat, Mumin Ismali, i pranishëm gjatë incidentit që i mori jetën nënës së tij, ndan përpjekjet e tij për mbijetesë, por pas zgjimit nga asfiksimi, sheh që ai ka shpëtuar, por jo edhe nëna e tij.
Në dëshminë e dhënë, Ismaili thotë se ka qëndruar afro një muaj brenda modularit, me kërkesë të mjekut të spitalit, me qëllim që t’i shërbejë dhe ndihmojë nënës së tij.
Zjarri sipas tij, ra fillimisht në dhomën 3, por pavarësisht përpjekjeve të tij për të dalë, rrjeta e dritareve dhe tymi i flakëve të shpejta, e shembën përtokë në asfiksim, për gati 8 minuta deri sa të rizgjohej.
“Mjeku ka kërkuar që njëri të rrimë te pacienti sepse nuk kishte shërbim. Epruvetat e oksigjenit ishin me ujë dhe në katër apo pesë minuta duhej të rimbushen sepse uji harxhohej, që të funksionojë oksigjeni dhe ne ishim, edhe mjek edhe motër mjekësore edhe krejt. Dhe unë, nuk isha i vetëm aty, kam bë shumë shokë e miq në spital për 28 ditë”, tha Mumin Ismaili, familjar.
Ismaili dëshmon detaje që të çojnë në korrigjim të pistës hetimore.
Ai thotë se zjarri nuk ka ardhur nga kablloja zgjatuese, siç qëndron në raportin e prokurorisë, si dhe në raportin e ekspertëve gjermanë.
Këtë dëshmi ai e ka bërë për të dy trupat hetues, si atë vendor ashtu edhe atë të huaj.
“Në dhomën numër tre ku filloi zjarri, ka qenë e shtrirë nëna ime dhe një maqedonase, vajzë, Marija 21 vjeçe. Marijës atë natë iu përkeqësua gjendja dhe këta sollën mjek kardiolog për t’ia ngjall zemrën. Kur e vendosën defibrilatorin në trupin e saj, atëherë filloi flaka. Edhe pse gjermanët thanë se zjarri ka ardhur prej kabllos vazhdues, ajo nuk është e vërtetë. Nuk ka qenë defibrilatori i vendosur tek kablloja vazhduese edhe pse në dhomë kishte dy kabllo vazhdues jo një, por defibrilatori u vendos tek krevati si ishte, në një ishte Marija, i dyti ishte i zbrazët dhe te i treti, ishte nëna ime. Sepse nëna ime ishte dhoma tre krevati tre. Defibrilatori ishte i vendosur tek krevati numër dy në prizë direkt, nuk pati aty kabllo shtues, dhe flaka kur filloi në fillim ishte nga defibrilatori që shpërtheu. Aty filloi flaka në fillim tek aparati”, shtoi tha Mumin Ismaili, familjar.
Ismaili pretendon që dëshmia e tij të merret parasysh, duke ndarë me ne një dozë dyshimi lidhur me institucionet e drejtësisë.
Megjithatë, sikurse shumë familjarë të tjerë, ai thotë se drejtësinë do e kërkojnë deri në fund, edhe para institucioneve ndërkombëtare.
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...